Bekteshi: Do të ndërmarrim masa konkrete që të ulet pritja e qytetarëve dhe turistëve në vendkalimet kufitare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse nuk i hapim kufijtë do të na duhej pothuajse një javë për t’u vizituar qytetet më të njohura në rajon, ndërsa në vendkalimet kufitare në sezon duhet të presim katër deri pesë orë. Prandaj janë shumë të rëndësishme nismat të cilat dalin nga Ballkani i Hapur, porositi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në panel sesionin e parë me temë “Ballkani i Hapur hapë turizmin” në samitin e Ballkanit të hapur në Ohër.

“Mu përmes këtyre nismave dhe marrëveshjeve që do t’i nënshkruajmë bashkërisht dhe nuk do t’i lëmë vetëm në letër do të ndërmarrim masa konkrete që të pakësohet koha momentale e pritjes e qytetarëve dhe turistëve nëpër vendkalimet kufitare, e përse edhe të mos ekzistojë fare. Vetëm në atë mënyrë do të mund të tërheqim turistë edhe nga vende të treta”, tha Bekteshi.

Me bashkëpunim, nënvizoi, mund të zhvillohen vendet tona, por edhe të ketë më shumë turistë dhe atë jo vetëm nga rajoni, por edhe nga vende të treta.

Prandaj çdoherë do t’i nismat rajonale dhe do t’i promovojmë vendet e Ballkanit Perëndimor siç i promovojmë destinacionet tona turistike. Jam i bindur se atë e ndajnë edhe Serbia dhe Shqipëria, e përse jo në të ardhmen edhe Kosova. Vetëm në atë mënyrë mund të ndihmojmë në zhvillimin e vendeve tona. Nëse ndonjë turist nga Azia do të donte ta vizitojë rajonin, do të duhet të humbë pothuajse tërë vitin në mënyrë që të marrë dy apo tre viza dhe me to të vizitojë dy apo tre vende të cilat janë dy orë larg. Prandaj duhet t’i harmonizojmë regjimet e vizave në mënyrë që të tërheqim edhe turistë nga vende të treta”, theksoi Bekteshi.

Advertisement

Bekteshi: Do të ndërmarrim masa konkrete që të ulet pritja e qytetarëve dhe turistëve në vendkalimet kufitare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy