Bekteshi: Javën e ardhshme publikohen masat nga paketa e katërt anti-krizë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në fillim të javës së ardhshme do të publikohen masat nga paketa e katërt anti-krizë që janë në kompetencë të Ministrisë së Ekonomisë. Kështu tha sot ministri i Ekonmisë, Kreshnik Bekteshi.

“Të premten kemi edhe një mbledhje ku do t’i miratojmë programet. Nga dita e hënë apo të martën do të publikohen të gjitha masat që do të realizohen nga Ministria e Ekonomisë siç është kthimi i taksës turistike, grantet për agjencitë turistike, për këndet e lojërave, për punëtorët turistik”, tha Bekteshi.

Deri në fund të kësaj jave do të publikohet edhe thirrja publike për blerjen e pajisjeve për punonjësit e zanatit në vlerë prej 20 milionë denarë.

“Si asnjëherë më parë gjatë kësaj jave do të publikojmë konkurs prej 20 milionë denarëve me qëllim që t’u mundësojmë punonjësve të zanatit në mbijetesë. Përgatisim edhe strategjik për zhvillimin e zanatit”, tha Bekteshi./Telegrafi/

Advertisement

 

Bekteshi: Javën e ardhshme publikohen masat nga paketa e katërt anti-krizë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy