Bekteshi: Ka mundësi të ngrihen çmimet edhe për vezët, makaronat dhe orizi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se nëse të dhënat e Entit Shtetëror tregojnë se ka rritje të çmimeve të prodhimeve të tjera, qeveria do ta zgjerojë listën e çmimeve të ngrira.

Ai sot për TV Telma njoftoi se vendimi për ngrirjen e çmimeve që u miratua në qeveri tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare të vendit dhe hyri në fuqi.

Nga nesër, siç tha ai, inspektorët do të fillojnë me kontrolle për çmimet në markete.

“Presim që gjatë kësaj jave informacione shtesë nga ESHS edhe për prodhime tjera sa i përket rritjes së çmimeve për muajin nëntor. Nëse të dhënat drejtojnë rritje dhe qytetarët e ndjejnë atë, ne do ta zgjerojmë listën. Me këtë mund të përfshihen vezët, orizi, por edhe makaronat. Vendimi do të merret javën e ardhshme nëse i marrim të dhënat të mërkurën dhe të enjten”, tha Bekteshi.

Advertisement

Në pyetjen nëse qeveria do t’i ndihmojë financiarisht kompanitë që prodhojnë prodhime ushqimore dhe që përfshihen në vendimin për ngrirjen e çmimit të prodhimeve bazë, Bekteshi potencoi se Qeveria gjatë këtyre viteve ka dhënë mbështetje financiare për biznesin./Telegrafi/

 

Bekteshi: Ka mundësi të ngrihen çmimet edhe për vezët, makaronat dhe orizi shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy