Bekteshi: Ndërlidhja ndërkombëtare dhe diversifikimi në furnizimin me gaz janë prioriteti ynë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga mesi i këtij viti, do të fillojë ndërtimi i interkonektorit për ndërlidhje të gazit me Greqinë, me çka Maqedonia e Veriut do të ndërlidhet me Korridorin jugor të gazit, në këtë mënyrë gazi nga Azerbajxhani do të mbërrijë edhe në tregun tonë. Për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërtimi i sistemit nacional gazsjellës, ndërlidhja e tij me sistemet rajonale gazsjellëse, si dhe ndërtimi i sistemeve shpërndarëse të gazit natyror është një nga prioritetet në fushën e ndërtimit të infrastrukturës energjetike.

Këtë e porositi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në fjalën e tij në Takimin e tetë ministror të Këshillit këshillëdhënës të Korridorit jugor të gazit, që u mbajt në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Ministri Bekteshi në takim u shoqërua nga Bajram Rexhepi, drejtor i “Resurseve Energjetike Nacionale” SHA.

Republika e Maqedonisë së Veriut këtë vit për herë të dytë mori pjesë në këtë takim ministror, që është me rëndësi kyçe në fushën e diversifikimit të furnizimit me gaz në shumë tregje në Evropë.

Advertisement

Ministri, në fjalën e tij në sesionin plenar të titulluar “Korridori jugor i gazit: arritje dhe prospekte – zgjerim drejt tregjeve të reja energjetike duke përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor” theksoi se gazi është karburant i dobishëm meqë përdorimi i tij kishte fushëveprim të gjerë, edhe

atë në amvisëri, në industri dhe komunikacion, si dhe në prodhimin e energjisë elektrike dhe asaj termike.

“Gazifikimi i vendit është me rëndësi substanciale për ekonominë dhe është përfitim si për qytetarët, ashtu edhe për kompanitë, për mjedisin jetësor dhe për shoqërinë në përgjithësi. Për sigurimin e sasive të parashikuara të gazit natyror në periudhën e ardhshme, janë duke u zhvilluar aktivitete për ndërtimin e mëtejshëm të sistemit ekzistues gazsjellës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërlidhjen e tij me sistemet rajonale gazsjellëse veçanërisht me Korridorin jugor të gazit, si dhe planin, zhvillimi i shpërndarjes së gazit të bëhet përmes Partneritetit publik privat, por edhe fillimin e bisedimeve për sigurimin e sasive plotësuese të gazit natyror”, theksoi ministri Bekteshi në fjalën e tij.

Ministri tha se Maqedonia e Veriut është e përkushtuar fuqishëm në ndërlidhjen e rajonit me gaz, gjë që do të thotë sigurimin e gazit natyror nga më shumë burime.

Advertisement

Në hapjen e Takimit ministror u drejtua presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliev, ndërsa fjalime të tyre për planet për zgjerim të furnizimit me gaz në Evropë dhe në Ballkan mbajtën edhe komisionari i BE-së për Energjetikë Kadri Simpson, eurokomisionari për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Bisedime për Zgjerim Oliver Varheji, si dhe përfaqësues të lartë të SHBA-së, Shqipërisë, Britanisë së Madhe, Bullgarisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Kroacisë, Italisë, Hungarisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Turqisë, Turkmenistanit dhe Greqisë. Kompanitë që marrin pjesë në projektin, Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe

Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Aziatike për Zhvillim, Banka Infrastrukturore Aziatike e Investimeve dhe institucione të tjera financiare ndërkombëtare.

Në kuadër të Takimit ministror, ministri Bekteshi realizoi takim dypalësh me ministrin e Energjetikës së Azerbajxhanit, Praviz Shahbazov.

Të dy ministrat gjatë takimit biseduan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Azerbajxhanit në fushën e energjetikës dhe furnizimit me gaz natyror përmes interkonektorit të ri që do ta ndërtojë shteti ynë së bashku me Republikën e Greqisë.

Advertisement

Bekteshi: Ndërlidhja ndërkombëtare dhe diversifikimi në furnizimin me gaz janë prioriteti ynë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy