Bekteshi: Nuk do të ketë krizë energjetike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka siguruar se vendi nuk do të përballet me krizë të energjisë elektrike dhe as me rritje të çmimit të saj.

“Nuk do të përballemi me krizë të energjisë elektrike. Kjo u tha edhe paraprakisht nga disa gazetare, por disa portale duan të shpërndajnë informacione te pasakta edhe në pjesën e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Edhe kjo nuk ndodhi në vendin tonë”, u përgjigj Bekteshi në pyetjet e gazetarëve në margjinat e Forumit Energjetik të Maqedonisë 2021.

Bekteshi sot ka marrë pjesë në Forumin Energjetik të Maqedonisë, në të cilin përveç tij ka edhe pjesëmarrës të tjerë shtetëror.

Bekteshi: Nuk do të ketë krizë energjetike shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy