Bekteshi prezanton Platformën e Investimeve në COP28 për Tranzicionin e Energjisë në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka prezantuar sot Platformën e Investimeve në Samitin COP28 në Dubai, duke theksuar nevojën për një tranzicion të drejtë energjetik në Maqedoninë e Veriut. Ky hap vjen si pjesë e përpjekjeve për të arritur objektivat e reduktimit të emetimeve të gazrave me 82% deri në vitin 2030, në përputhje me Marrëveshjen e Parisit.

Platforma e Investimeve synon të sjellë investime dhe politika të përbashkëta nga qeveria, financat ndërkombëtare dhe sektori privat në mbështetje të tranzicionit energjetik në vend. Ministri Bekteshi falënderoi Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe partnerët e tjerë për mbështetjen në zhvillimin e kësaj platforme.

“Maqedonia e Veriut ka vendosur një objektiv të qartë për reduktimin e emetimeve deri në vitin 2030, duke treguar përkushtimin tonë ndaj parimeve të Marrëveshjes së Parisit. Sektori energjetik është në qendër të këtij tranzicioni, dhe kemi ndërmarrë hapa konkrete për të arritur qëllimet tona,” tha ministri Bekteshi në fjalën e tij.

Bazuar në dokumentet kryesore strategjike, Maqedonia e Veriut synon të arrijë një pjesë prej 38% nga burimet e rinovueshme në konsumin bruto të energjisë elektrike deri në vitin 2040. Ministri theksoi se për suksesin e këtij procesi është e nevojshme një investim i konsiderueshëm dhe planifikim i përpiktë.

Advertisement

Në këtë drejtim, ministri njoftoi se Qeveria po përgatitet për një plan investimi në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, duke përfshirë Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankën Botërore dhe IFC. Ky plan do të jetë bazë për ngritjen e Platformës së Investimeve në periudhën 2024-2030, me synimin e mobilizimit të financave të nevojshme për tranzicionin e drejtë energjetik të vendit.

Ministri përfundoi duke theksuar se Platforma e Investimeve është në përputhje me dokumentet strategjike të Qeverisë dhe ka potencialin për të siguruar financimin e nevojshëm nga sektori privat dhe donatorët e tjerë në mbështetje të tranzicionit energjetik dhe dekarbonizimit. /Telegrafi/

Bekteshi prezanton Platformën e Investimeve në COP28 për Tranzicionin e Energjisë në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy