Bekteshi: Qeveria do t’i paguajë mjetet BEG, familjet nuk do të marrin fatura më të larta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njofton se konsumatorët nuk do të kenë fatura më të larta për ngrohjen qendrore.

“Qeveria, në koordinim me të gjitha institucionet kompetente në sektorin e energjetikës dhe në konsultim me KRE-në, u ka propozuar kompanive që kanë liçencë për prodhimin, shpërndarjen dhe furnizimin me ngrohje që të mbulojnë diferencën ndërmjet çmimit aktual dhe real të ngrohjes qendrore nga buxheti në shumë prej 80 %, kurse pjesa e mbetur prej 20 % me qëllim mbylljen e tërë konstruksionit financiar dhe sigurimin e stabilitetit në furnizimin me ngrohje të shfrytëzuesve të rrjetit të ngrohjes, ta mbulojë qyteti i Shkupit dhe komunat në qytet.

Diferenca nga çmimi aktual në atë real të energjisë së ngrohjes, Qeveria në emër të konsumatorëve të cilët janë shfrytëzues të energjisë termike – amvisëritë dhe institucionet publike do t’i paguajnë mjetet BEG-së, ndërsa BEG do t’u ulë faturat konsumatorëve”, shkruan Bekteshi në Facebook./Telegrafi/

Bekteshi: Qeveria do t’i paguajë mjetet BEG, familjet nuk do të marrin fatura më të larta shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy