Bekteshi: RMV do të bashkëpunojë me SHBA-të në prodhimin e burimeve të rinovueshme të energjisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me personalitete të shquara në Shtëpinë e Bardhë si dhe në Departamentin e Shtetit.

Siç bëhet e ditur, gjatë takimeve si një ndër temat më të rëndësishme dhe me theks të veçantë ka qenë siguria energjetike në rajon.

Bekteshi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se të dy vendet SHBA dhe Maqedonia e Veriut janë përkushtuar për forcimin e partneritetit në tranzicionin dhe prodhimin e burimeve të rinovueshme të energjisë.

“Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut theksojnë përkushtimin e tyre për forcimin e partneritetit në tranzicionin dhe prodhimin e burimeve të rinovueshme të energjisë”, ka shkruar ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Advertisement

Bekteshi: RMV do të bashkëpunojë me SHBA-të në prodhimin e burimeve të rinovueshme të energjisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy