Bekteshi: Shpallet thirrje publike për subvencionimin e kompanive mikro, të vogla dhe të mesme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njofton se është shpallur thirrje publike për subcencionimin e kompanive mikro, të vogla dhe të mesme, për gratë sipërmarrëse dhe për zejtarët.

“Ministria e Ekonomisë ka shpallur tre thirrje publike për subvencione për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme, për gratë sipërmarrëse dhe për zejtarët.

Për subvencione për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, do të bashkëfinancohen 40% të shpenzimeve të vërtetuara për blerjen e makinave, por jo më shumë se 250.000 denarë për aplikues.

Për subvencionet për zejtarët dhe kryerësit e veprimtarisë së zejtarisë, do të bashkëfinancohen 40% të shpenzimeve të vërtetuara për blerjen e makinave dhe veglave, por jo më shumë se 100.000 denarë për aplikant.

Advertisement

Për subvencionet për sipërmarrjet e grave për digjitalizim të proceseve afariste, do të bashkëfinancohen 40% të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 100.000 denarë për aplikues për zhvillimin, prokurimin dhe zbatimin e zgjidhjeve për transformim digjital”, shkruan në profilin e tij në Facebook, ministri Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi shton se afati i fundit për aplikim në thirrjet publike është 30.06.2023./Telegrafi/

Bekteshi: Shpallet thirrje publike për subvencionimin e kompanive mikro, të vogla dhe të mesme shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy