Bekteshi: Tregtarët e Strugës, Ohrit dhe vendeve tjera turistike duhet të punojnë edhe të dielave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se do të propozohen ndryshime në Ligjin për Tregti, me çka tregtarët në vendet turistike në Maqedoninë e Veriut, do të punojnë edhe gjatë të dielave.

“Tregtarët në Strugë, Ohër dhe destinacione të tjera turistike duhet të punojnë edhe të dielave. Kjo është konstatuar në konsultim me deputetët, pushtetin vendor dhe komunitetin e biznesit.

Ministria e Ekonomisë bashkë me deputetët ka propozuar ndryshime të tilla në Ligjin për tregti dhe pret që ato të miratohen sa më shpejt”, ka njoftuar Bekteshi.

Bekteshi: Tregtarët e Strugës, Ohrit dhe vendeve tjera turistike duhet të punojnë edhe të dielave shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy