Mjeku nga Klinika e Toksikologjisë, Niko Beqarovski, apeloi anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive që të ndryshojnë protokollet për izolimin e kontakteve me pacientët e infektuar.

“Nëse nesër nuk i ndryshoni protokollet dhe nuk e zvogëloni kohën e izolimit të atyre pozitivëve, MË 22.01.22 S’do të ketë kush të punojë në vend!!!! Të gjithë do të jemi në izolim.

Izolimi i kontakteve me Omicron kaq të përhapur është i paqëndrueshëm dhe pa arsyetim epidemiologjik”, konsideron mjeku Beqarovski.

Sipas tij, izolimi i detyrueshëm për pozitivët duhet të reduktohet në 7 ditë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Të nderuar qytetarë, nëse sot kemi pasur 1.197 teste pozitive me analiza të rregullta, sigurisht që janë 5.000 të vetë testuar dhe 25.000 të padiagnostifikuar. Lajmi i mirë është se deri në fund të shkurtit do të arrijmë imunitetin kolektiv dhe më 8 mars do të mund të luani sërish me zare”, paralajmëroi Bekqarovski./Telegrafi/

Beqarovski: Deri në fund të shkurtit do të arrijmë imunitetin kolektiv shkruan Telegrafi.