BERZH me çmim për NLB si “Banka Lëshuese më aktive në Kosovë në vitin 2023”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i jep NLB Banka sh.a. çmimin për “Banka Lëshuese më aktive në Kosovë në vitin 2023”

NLB Banka sh.a. fiton nga BERZH çmimin për performancë të jashtëzakonshme në 2023 nën Programin e Lehtësimit të Tregtisë (TFP) të BERZH-it.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua më 15 maj 2023, gjatë Sesionit informues të TFP-së në kuadër të Takimit dhe Forumit të Biznesit të 33-të vjetor të BERZH-it, mbajtur në Jerevan, Armeni.

NLB Banka sh.a. është e nderuar të njihet me çmimin “Banka Lëshuese më aktive në Kosovë në vitin 2023’, për tetë vite radhazi.

Advertisement

Kjo mirënjohje nënvizon angazhimin tonë të palëkundur për të lehtësuar tregtinë ndërkombëtare dhe për të mbështetur klientët tanë të çmuar; na motivon më tej që të vazhdojmë të ofrojmë shërbime të jashtëzakonshme dhe zgjidhje inovative për klientët tanë.

Ne jemi të përkushtuar për të ofruar zgjidhje të duhura dhe efikase të financimit të tregtisë që plotësojnë nevojat e ndryshme të klientëve tanë të përfshirë në tregtinë globale.

Programi i Lehtësimit të Tregtisë i BERZH-it luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit ekonomik, promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe rritjen e përfshirjes financiare duke lehtësuar aktivitetet e financimit të tregtisë në vendet në të cilat ajo operon.

The post BERZH me çmim për NLB si “Banka Lëshuese më aktive në Kosovë në vitin 2023” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy