Besim Hoda: E dhimbshme – ish-ushtari i UÇK-së mu lajmërua dhe më tha se nuk ka bukë për iftar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-ushtari i UÇK-së, Besim Hoda në ClickPlus në TV21 ka treguar se çfarë i ka ndodhur para se të vijë në emision.

Hoda se i është paraqitur një ish-ushtar i UÇK-së dhe i ka kërkuar që ta ndihmojë, pasi nuk ka bukë për iftar për t’i ushqyer pesë fëmijët e vet.

“Para se të vij në emision, më ka telefonuar dhe më ka qarë hallin. Është nga zona juaj, nga Likova. Ka qarë hallin, më ka thënë se nuk ka bukë për fëmijët për iftar. I ka pesë fëmijë. Më tha nëse ka mundësi të na ndihmoni. Kjo është shumë e dhimbshme”, tha Besim Hoda teksa i reagon Arbër Ademit të BDI-së.

Ndërsa ky i fundit gjithashtu iu përgjigj me ironi duke i thënë se edhe atij i është paraqitur një ish-ushtar i UÇK-së që është kryeministër, si dhe një ish-ushtar tjetër që drejton institucione të larta shtetërore në RMV.

Advertisement

Ndryshe, Besim Hoda në debatin e mbrëmshëm ka shprehur pakënaqësi edhe ndaj pushtetit edhe ndaj opozitës.

Ata thonë se kandidatët e tyre për president, janë joformale dhe se në fund të ditës ata do të mbështesin njërin nga kandidatët maqedonas.

“Ne jemi të gjithë koshient, se edhe opozita edhe pushteti, dy kandidatët që i kanë në garë, është vetëm joformale dhe kjo është një matje forcash se cili kë kandidat maqedonas do ta mbështes. Kjo është fatkeqësi”, tha Hoda.

Besim Hoda: E dhimbshme – ish-ushtari i UÇK-së mu lajmërua dhe më tha se nuk ka bukë për iftar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy