Besimi: 30 vjet nga miratimi i buxhetit të parë, tipar i shtetit të pavarur dhe sovran

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në këtë ditë, 30 vjet më parë, u miratua Buxheti i parë që nga shpallja e pavarësisë së vendit tonë, me vlerë 79.2 miliardë dinarë jugosllavë ose 1.2 miliardë euro të sotëm.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi shkruan në profilin e tij në Facebook se Buxheti është një nga tiparet kryesore të një shteti të pavarur dhe sovran.

“Që atëherë, çdo vit, me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e dorëzon në Kuvend projektbuxhetin, me të cilin planifikohen mjete për zhvillim ekonomik, projekte kapitale, shëndetësi, arsim, siguri, ekologji, shkencë dhe kulturë”, tha Besimi.

Ministri tha se në kohë të mira Buxheti nxit zhvillimin, ndërsa në kohë krize jep mbështetje për tejkalimin e tij dhe se Buxheti është nga qytetarët – për qytetarët.

Advertisement

Ai shtoi se përpjekjet e Ministrisë kanë për qëllim shërimin e ekonomisë dhe arritjen e rritjes dhe zhvillimit të dëshiruar dhe të nevojshëm ekonomik./Telegrafi/

Besimi: 30 vjet nga miratimi i buxhetit të parë, tipar i shtetit të pavarur dhe sovran shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy