Besimi: Kompanitë që kanë fitim, duhet të kthejnë 50% të subvencioneve nga pagat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pakoja e 5 ekonomike do të fokusohet në revitalizim dhe investim, dhe jo vetëm në mbështetje të ekonomisë siç ka ndodhur në pakot paraprake. Kjo nënkupton, se nëse kompanitë marrin subvencione me paga që parashihen në shtyllën e parë dhe nga ana tjetër shënojnë fitim, atëherë do të jenë të obliguar të kthejnë 50 përqindëshin e subvencioneve të marra.

Kompanitë do të mund të shfrytëzojnë subvencionet deri në 100 për qind, vetëm në rast se vlerën e fitimit e fusin në investim, ka sqaruar ministri i Financave, Fatmir Besimi.

“Tash hymë në fazën e revitalizimit. Për dallim nga pakot tjera, risia në këtë pako për të cilat janë paraparë edhe ndryshimet ligjore, është se kompanitë, shënuan ose jo rritje, duhet të kthejnë 50% e subvencioneve gjatë vitit të ardhshëm. Ajo çfarë është e rëndësishme, se nëse këto mjete kompanitë i investojnë në rritje dhe zhvillim, atëherë do të lirohen nga kthimi i subvencioneve”, tha Besimi.

Sa i takon mjeteve shtesë që do duhet të ndahen nga buxheti, Besimi ka sqaruar se për masat që parashihen të realizohen gjatë gjysmës së parë të këtij viti, mjetet janë paraparë në buxhetin aktual. Ndërkaq, për mjetet e nevojshme shtesë, do të realizohet rebalanc i buxhetit, por kjo nuk pritet të ndodh së shpejti.

Advertisement

“Bota edhe më tej, por edhe institucionet ndërkombëtare janë në variantin optimistik, gjegjësisht, se pas marsit me realizimin e suksesshëm të dinamikës së vaksinës në nivel botëror, dhe me këtë edhe te ne, do të thotë se gjysma e dytë e vitit mund të pritet edhe rritje. Për këtë masat janë dizajnuar që të ndihmohen kompanitë për zbutjen e pasojave nga pendemia, rritjen e të hyrave dhe zhvillimin e ekonomisë. Nga ky aspekt, them se buxheti e rrumbullakon tërë pakon e 5 ekonomike dhe mjetet shtesë që u paralajmëruan, parashihen të realizohen deri në fund të vitit, dhe për këtë është paraparë rebalanc përkatës”, tha Besimi.

Besimi: Kompanitë që kanë fitim, duhet të kthejnë 50% të subvencioneve nga pagat shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy