Besimi: Masat e reja kundër krizës do të jenë për kategoritë më të rrezikuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Financave, Fatmir Besimi ka deklaruar se duhet të ndërmerren masa të targetuara dhe të destinuara, në mënyrë që kategoritë më të ndjeshme ta tejkalojnë krizën. Masat duhet të jenë të përkohshme që të mos shkelen përgjithmonë parimet e tregut që sipas Besimit masat e targetuara për kategoritë më të ndjeshme janë ato që rekomandojnë edhe institucionet ndërkombëtare.

“Lirimet tatimore u realizuan në kombinim me masat për ngrirjen (fiksimin) e çmimeve dhe marzheve të produkteve. Vlera e masave të zbatuara deri më tani për ta luftuar krizën e çmimeve dhe atë energjetike është rreth 615 milionë euro, që paraqet një prej stimujve më të lartë fiskalë të akorduar në rajon.

Në drejtim të destinimit të njëkohshëm të masave drejt kategorive më të ndjeshme të qytetarëve, por edhe konsolidimit gradual fiskal, do të targetohen masa të reja antikrizë”, deklaroi Besimi.

Besimi: Masat e reja kundër krizës do të jenë për kategoritë më të rrezikuara shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy