Besimi në takim me Asociacionin e kompanive të huaja, diskuton për tema të ndryshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Financave Fatmir Besimi, realizoi takim me përfaqësuesit e kompanive anëtare të Asociacionit të kompanive të huaja me prodhimtari përparuese teknologjike në Këshillin e investitorëve të huaj, të udhëhequr nga Viktor Mizo, kryetar i Asociacionit.

Në këtë takim u shqyrtuan iniciativat dhe propozimet kryesore të investitorëve të huaj në vend nga sfera e tatimeve dhe doganave, që janë të rëndësishme për avancimin e punës së kompanive me prodhimtari përparuese teknologjike, në drejtim të rritjes së produktivitetit, konkurrencës dhe atraktivitetit të vendit për ruajtjen e investitorëve ekzistues dhe tërheqjen e investitorëve të rinj.

Gjithashtu u diskutua edhe për rregulloren ligjore për tatimet dhe doganat, për harmonizimin e normave doganore dhe çështjeve tjera të rëndësishme që janë në interes të investitorëve të huaj.

Një pjesë e kërkesave lidhur me trajtimin tatimor të regresit të paguar për pushimin vjetor, zvogëlimin e bilancit tatimor nga Ligji për tatimin mbi fitimin dhe regjistrimin vullnetar për qëllime të TVSH-së në secilën periudhë të vitit tashmë janë pranuar dhe pritet realizimi i tyre në periudhën vijuese.

Advertisement

Besimi në takim me Asociacionin e kompanive të huaja, diskuton për tema të ndryshme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy