Besimi – Van Gelder: Sistemi i integruar për financa publike është një nga prioritetet për bashkëpunim të ardhshëm me Bankën botërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një nga prioritetet për financim përmes Kornizës katërvjeçare për bashkëpunim me Bankën botërore është Sistemi i integruar për menaxhim me financa – IFMIS, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi në takimin me drejtoreshën e Bankës botërore për Ballkanin Perëndimor, Lindja Van Gelder.

Ky sistem, siç kumtoi Ministria e Financave, do të sigurojë ndjekje të integruar të të ardhurave dhe shpenzimeve nga planifikimi i tyre deri te realizimi i plotë, me çka do të përmirësohet edhe buxhetimi dhe realizimi.

Besimi theksoi se sistemi është pjesë e Ligjit të ri për buxhete, që prej kësaj jave është vendosur në RVNE (Regjistrin e vetëm nacional elektronik) për diskutim publik. Koncepti i ri i funksionimit që parashihet me këtë reformë do të sjellë planifikim më afatgjatë, përforcim të planifikimit programor, ndjekje të realizimit të projekteve dhe në pajtim me atë, shpërndarje të mëtutjeshme të mjeteve. Me vendosjen e këtij koncepti do të zgjidhen disa çështje, përfshirë edhe planifikimi dhe realizimi i investimeve kapitale.

Ministri theksoi se implementimi i këtyre reformave, përkatësisht të konceptit SMART financa – sistem i cili është strategjik dhe i cili matë rezultate, është me rëndësi të jashtëzakonshme për realizimin e qëllimeve të vendosura zhvillimore. Ai theksoi se nëse gjatë 10 viteve të kaluara shkalla mesatare e rritjes ekonomike në vend paraqiste 2,6 për qind, cak i Qeverisë pas tejkalimit të krizës nga koronavirusi janë shkallë të rritjes prej 4 e më shumë për qind.

Advertisement

Krahas sistemit të ri reformues të financave publike, drejt zhvillimit të mkëtillë të ri do të kontribuoni edhe reformat në drejtim të konkurrencës më të madhe, investimeve në kapital njerëzor, digjitalizim, orientim drejt ekonomisë së gjelbër, luftë kundër ekonomisë gri dhe reforma të tjera strukturore të cilat do ta përforconin sistemin.

Në takim u shqyrtua edhe realizimi i strategjisë katërvjeçare, përkatësisht Kornizës së bashkëpunimit 2019-2023 me Bankën botërore. Projektet në strategjinë katërvjeçare fokusohen në tre sfera: rritje të orientuar eksportuese, rritje inkluzive dhe rritje e qëndrueshme. Deri më tani në kuadër të strategjisë, Banka botërore i ka miratuar projektet në vijim: Projektin për modernizim të administratës sociale, Projektin për rrugë lokale, Projektin për modernizim të bujqësisë, Projektin për efikasitet energjetik në sektorin publik, Projektin për lehtësim të tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor dhe Projektin për reagime urgjente për përballje me krizën nga Kovid-19.

Gjatë javës së ardhshme në Kuvend do të shqyrtohet Propozim-ligji për Projektin për reagime urgjente për përballje me Kovid-19. Bëhet fjalë për kredi prej 90 milionë eurove me çka do të përfshihet sektori shëndetësor, do të sigurohet mbështetje e përkohshme për ndihmë sociale dhe mbështetje të përkohshme për kompensim në rast të papunësisë.

Advertisement

Besimi – Van Gelder: Sistemi i integruar për financa publike është një nga prioritetet për bashkëpunim të ardhshëm me Bankën botërore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy