BFI: Heqja e vizave nga Maqedonia nënkupton vetëm lehtësim të procedurave jo edhe ulje të çmimit për haxh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vendimi i fundit i Qeverisë, me të cilin parashihet heqja e vizës dalëse për të shkuar në haxh, ka pasuar me një varg pyetjesh: Çfarë nënkupton ajo, ulje e çmimit të haxhit, që këtë vit kalonte koston prej 6 mijë euro, apo vetëm lehtësim të procedurave?

Nga BFI për “TV21” sqarojnë se viza dalëse nuk ka rënduar xhepin e myslimanëve, pasi ajo ka pasur çmimin prej 150 denarësh, por heqja e saj nënkupton lehtësim i procedurave për të realizuar udhëtimin e haxhit.

“Ky lehtësim nuk ka të bëjë me çmimin e vizës dalëse e cila është 150 den, por ka të bëjë me procedurat. Një barë e rëndë është hequr prej myftinive sepse duhej të plotësohen formularë për gjithë haxhinjtë. Poashtu procedura ishte e njëjtë edhe për punonjësit në MPB”, sqaruan nga zyra për informim e BFI-së.

Nga ana tjetër, ata sqaruan se heqja e vizës do të hyjë në fuqi menjëherë, do të thotë se këtë vit nuk do të ketë vizë dalëse për haxh.

Advertisement

BFI: Heqja e vizave nga Maqedonia nënkupton vetëm lehtësim të procedurave jo edhe ulje të çmimit për haxh shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy