BFI kundërshton kryqin në Kodrën e Diellit: Nxit tensione ndërfetare dhe ndëretnike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BFI kundërshton kryqin në Kodrën e Diellit: Nxit tensione ndërfetare dhe ndëretnike

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka reaguar për propozimin për vendosjen e kryqit në Kodrën e Diellit të Tetovës. Nga ky institucion fetar thonë se kjo do të nxiste tensione ndëretnike dhe ndërfetare në vend.

“Bashkësia Fetare Islame e RMV mbetet e habitur me paraqitjen e kryqit në Kodrën e Diellit në Tetovë, andaj e kupton si një akt jo qëllim mirë që ngrit tensione ndërfetare dhe ndërnacionale.

Objektet fetare janë nevojë e besimtarëve, dhe me ndërtimin e Xhamisë si dhe me ndërtimin e Kishës kah moti u plotësuan nevojat e besimtarëve të krishter dhe mysliman, andaj çdo objekt fetar që ngritet për të treguar superioritet apo provokim vërtetë nuk i shërben qëllimit kryesor drejt Zotit, pra Kryqi i ngritur në Kodrën e diellit është një provokim dhe si i tillë në këto momente i paqëlluar dhe ndikon negativisht në marrëdhëniet ndërnjerëzore”, thuhet në reagimin e BFI-së.

Andaj, shtojnë nga atje, ngritja e çdo objekti fetar duhet të jetë me qëllim të shërbimit ndaj Zotit, afrimit mes njerëzve, paqes dhe bashkëjetesës./Telegrafi/

Advertisement

Lexo po ashtu
Komuna e Tetovës: Kryqi në Kodrën e Diellit është vendosur pa leje

Advertisement

 

BFI kundërshton kryqin në Kodrën e Diellit: Nxit tensione ndërfetare dhe ndëretnike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy