BFI uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkësia Fetare Islam në Maqedoninë e Veriut (BFI) ka uruar gjithë besimitarët mysliman festën e Fitër Bajramit.

“Etja dhe uria gjatë agjërimit forcuan tek ne kujdesin ndaj njeriut, andaj ne sot në këtë ditë të madhe jemi më solidarë dhe më human se asnjëherë më parë dhe ky parim definoi teoretikisht dhe praktikisht ndjenja të paqes, tolerancës, humanizmit dhe solidaritetit.

Të jesh pjesëtar i denjë i Islamit dhe të kryesh me përkushtimin më të madh Muajin e Ramazanit, do të thotë të jesh i pastër në synime dhe qëllime, në shpirt e në zemër, në jetë me njerëzit dhe botën që të rrethon, i qëndrueshëm në provokimet dhe sfidat e jetës për t’i tejkaluar ato, i afërt me njerëzit, i drejtë në jetën e përditshme, falës i lëshimeve, si dhe ndihmës i vërtetë i njerëzve.

Andaj, Festa e Fitër Bajramit është ngadhënjim i së mirës ndaj së keqes, i shpirtërores ndaj epshores dhe emocionales, i moralit ndaj amorales, i të sinqertës ndaj mashtrimit, i ngritjes ndaj rënies, i aksionit ndaj neglizhencës, i optimizmit ndaj dëshpërimit, i kalitjes ndaj zbehjes, i dinjitetit ndaj luhatshmërisë, i durimit ndaj mosdurimit, i hyjnores ndaj satanikes. E gjithë kjo të bën person të aksionit në kultivimin e të mirës dhe në evitimin e të keqes”, thuhet në urimin e BFI-së./Telegrafi/

Advertisement

 

BFI uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy