Biden ka propozuar diplomaten Angela Price Aggeler për ambasadore në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka propozuar që diplomatja karriere Angela Price Aggeler jetë ambasadore e re në Shkup.

Nga Shtëpia e Bardhë kanë njoftuar se deri më tani ajo ishte u.d ambasador dhe zëvendës ambasadore në Islamabad, Pakistan. Më parë ka mbajtur poste të ndryshme në Departamentin e Shtetit dhe në ambasadat në Paris, Hanoi, New Delhi dhe Budapest, si dhe në ambasadën në Shkup, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun.

Ajo është diplomuar në Universitetin e Jutës, ndërsa përveç anglishtes, flet edhe tre gjuhë tjera nga të cilat janë gjuha frënge, maqedonase dhe hindu.

Angela Price Aggeler, pas konfirmimit të nominimit të saj në Senat, do të zëvendësojë Kate Marie Byrnes, e cila u emërua ambasadore në Shkup në maj 2019.

Advertisement

Biden ka propozuar diplomaten Angela Price Aggeler për ambasadore në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy