Bilall Kasami do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Tetovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në Click Plus bëri të ditur se do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Tetovës.

“Si qytetar i Tetovës, sigurisht që do të marr këtë përgjegjësi dhe do të kandidoj edhe një herë për Tetovës sepse vlerësoj se Tetova meriton një qeverisje më ndryshe, se Tetova meriton një qeverisje me dinjitet. Kjo është dëshira ime personale dhe të njëjtën duhet ta konfirmojnë edhe organet e partisë”, tha Kasami.

Kujtojmë se Bilall Kasami ishte kandidat në garën për kryetar të Tetovës në vitin 2017 ku në rrethin e parë fitoi 21.93% të votave, ndërsa në rrethin e dytë kishte 46.32% të votave kundrejt Teuta Arifit e cila fitoi me 49.09% të votave.

Kasami po ashtu bëri të ditur se deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli ka shprehur dëshirë që të kandidojë për kryetar të Komunës së Gostivarit./Telegrafi/

Advertisement

Bilall Kasami do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Tetovës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy