Bisedimet në mes Shkupit dhe Sofjes, pas zgjedhjeve në Bullgari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ditë pasi Brukseli i kërkoi Shkupit dhe Sofjes t’i dyfishojnë përpjekjet për të gjetur zgjidhje për kontestet dypalëshe, ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se për këtë duhet pritur epilogu i zgjedhjeve në Bullgari.

“Në këto ditë të fundit para zgjedhjeve në Bullgari, vetëm mund të dëshiroj zgjedhje të suksesshme atje dhe formim të shpejtë të institucioneve, me qëllim që të vazhdojmë me komunikimin për definimin e terminit për konferencën ndër-qeveritare, definimin e Planit Aksionar, që e parashikuam në kuadër të atij bashkëpunimi. Nuk besoj se në këto ditë të fundit para zgjedhjeve mund të bëhet ndonjë progres thelbësor”, tha Bujar Osmani.

Osmani tha se as Komisioni i përbashkët i historisë ende nuk e ka harmonizuar Raportin vjetor e as procesverbalet e takimeve të deritanishme dhe se ka progres të ngadalshëm pas çdo takimi. Ndërkohë partia bullgare, VMRO, lider i së cilës është zv.kryeministri aktual, Krasimir Karakaçanov përsërit retorikën ndaj Maqedonisë së Veriut përmes spotit më të ri për fushatën parazgjedhore. Në video theksohet se historia e përbashkët është bullgare dhe e njëjta është ilustruar me fotografinë e Car Samoilit, Vasill Levskit, Goce Dellçevit dhe Todor Aleksandrov.

“Bullgaria është Atdheu, fati ynë dhe përgjegjësia jonë. Bullgaria për asnjë çmim, nuk do ta shesë historinë e saj dhe kujtesën për heronjtë e saj kombëtar. Historia e përbashkët është histori bullgare. Bullgari ka pasur ndër shekuj, ka sot dhe do të ketë edhe nesër, më të fuqishme, progresive, të unifikuar. Për VMRO-në Bullgaria është mbi gjithçka.”

Advertisement

Ndryshe, në Parlamentin Evropian dje përveç raportit për Maqedoninë e Veriut për vitin 2019-2020, kaluan edhe dy rezoluta sipas të cilave Maqedonia e Veriut ua shkel të drejtat bullgarëve që jetojnë në vend. Ndërsa nuk kaloi rezoluta që e kritikon retorikën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Bisedimet në mes Shkupit dhe Sofjes, pas zgjedhjeve në Bullgari shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy