Bishevac: Nëse Zaev jep dorëheqjen, qeveria nuk do të largohet menjëherë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse Zaev jep dorëheqje, kjo qeveri nuk do të largohet menjëherë, theksoi ish-deputeti dhe gazetari, Safet Bishevac.

Duke folur në emisionin “24 Analizë”, ai tha se qeveria do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e një të reje.

“Ata teknikisht do të bëjnë të gjithë punën, do të merren me krizën, do të debatojnë dhe do të kërkojnë strategji. Nëse Zaev largohet, të gjithë ministrat nuk do të mbledhin leckat, edhe pse shumë prej tyre duhet të largohen menjëherë. Megjithatë, vendi ka Kushtetutë dhe ligje dhe për këtë është parashikuar një procedurë”, shpjegon Bishevac./Telegrafi/

Bishevac: Nëse Zaev jep dorëheqjen, qeveria nuk do të largohet menjëherë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy