Bislimoski: Deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Ekziston problem me çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror në të gjithë Evropën, në periudhën e ardhshme mund të pritet që disa vende të përdorin prodhimin e tyre vendas për nevojat e tyre, por sërish do të ketë transaksione në tregun e energjisë elektrike dhe kjo do të funksionojë”.

Këtë e tha kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski.
Ai shtoi se në fushën e gazit natyror, nga ana tjetër, kur rritet furnizimi me gaz natyror nga Rusia, çmimi i gazit natyror do të stabilizohet lart e poshtë, dhe me këtë do të stabilizohet edhe çmimi i energjisë elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky nuk është problem vetëm në vendin tonë, por në të gjithë Evropën dhe tashmë po merren masa për të stabilizuar situatën. Sa i përket çmimit të energjisë elektrike, një gjë është e sigurt, nuk do të ketë rritje deri në fund të vitit”, tha Bislimoski.

Bislimoski sqaroi se në këtë moment edhe EMV së bashku me Qeverinë po ndërmarrin aktivitete për të siguruar thëngjill, në mënyrë që të stabilizohet çmimi i energjisë elektrike në vend dhe se ndihma do të zbatohet kryesisht për ekonominë dhe do të shpërndahet në mënyrën të barabartë për të gjithë konsumatorët në tregun e lirë.

Advertisement

Bislimoski: Deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy