Bislimoski: Investimi në kapacitetet e energjisë së rinovueshme rrit pavarësinë energjetike të vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Marko Bislimovski, kryetari i Komisionit Rregullator për Energji (KRRE) dekalroi se ata kanë lëshuar licencat për prodhimin e energjisë elektrike nga termocentralet me fuqi të instaluar prej 50 MW.

Sipas tij, nëse vazhdohet me këtë intensitet të investimeve, ekonomia mund të ndërtojë termocentrale me kapacitet të instaluar si HEC Kozjak për më shumë se një vit.

Siç thonë nga KRRE, përballë çmimeve të larta në bursa, kompanitë u bënë proaktive dhe filluan të investojnë në burimet e ripërtëritshme të energjisë, veçanërisht në termocentralet fotovoltaike.

“Vetëm për një periudhë tetë mujore KRRE ka lëshuar licenca për prodhimin e energjisë elektrike nga termocentralet fotovoltaike me kapacitet total të instaluar prej 50 MW. Nëse vazhdohet me këtë shkallë të investimeve, deri në fund të vitit do të kemi 80 deri në 90 MW. Po të investohet në kapacitetet energjetike, rritet pavarësia energjetike e çdo vendi”, theksoi Bislimoski.

Advertisement

Sipas tij, kriza energjetike u ka treguar të gjitha vendeve se investimet në sektorin e energjisë, veçanërisht në burimet e rinovueshme, duhet të përshpejtohen. Në të njëjtën kohë, Bislimovski tha se është e nevojshme të realizohen investime që do të ofrojnë energji bazë.

“Bëhet fjalë për investime në impiante kogjenerimi. Për shkak të rritjes së interesit, por edhe mundësive që ofrohen, jam i sigurt se në rajonin tonë do të kemi një dyfishim të kapacitetit total të instaluar nga ai që është tani dhe do të jetë ekskluzivisht në burimet e rinovueshme të energjisë. Kjo krizë do të na mësojë se vetëm investimet janë zgjidhje për tejkalimin e pasigurisë energjetike”, tha në fund Bislimovski.

Bislimoski: Investimi në kapacitetet e energjisë së rinovueshme rrit pavarësinë energjetike të vendit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy