Bislimoski: Maqedonia është vend i varfër energjetik, varemi nga të tjerët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimoski në konferencën e sotme për shtyp tha se bllok tarifat e reja për energjinë elektrike po përgatiten për të zbutur gjendjen me krizën energjetike.

Bislimoski theksoi se vendi ynë është i varfër në sferën e energjetikës.

“Kuptohet se nuk mund t’i zgjidh të gjitha problemet, por ato që i kemi tani në sistem të paktën t’i zbusim duke pasur parasysh se jemi vend i varfër energjetik edhe mua më vjen keq, por më duhet ta them se kështu e kemi gjendjen. Naftë nuk kemi, gaz natyror nuk kemi, të vetmin që kemi është energjia elektrike”.

“Resurs më të madh e kishim qymyrin, tani e kemi çdo ditë pak e më pak dhe kemi hidroenergji, për hidroenergji varemi nga Zoti”, tha Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së, duke shtuar se thelbi i problemit me energjinë elektrike nuk mund të zgjidhet me prodhimin e rrymës nga sistemet fotovoltaike.

Advertisement

Ai gjithashtu konfirmoi se KRRE është procedurë për marrjen e licencës “Balkan Energy Group” për prodhimin, distribuimin dhe furnizimin me energji termike./Telegrafi/

Bislimoski: Maqedonia është vend i varfër energjetik, varemi nga të tjerët shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy