Bizneset në Maqedoni kërkojnë ndihmë nga qeveria për shkak të rritjes së çmimit të energjisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bizneset i frikësohen një goditjeje të re të shkaktuar nga rritja e jashtëzakonshme e çmimeve të energjisë në bursat botërore.

Çmimi i energjisë elektrike po thyen rekorde, ndërsa kostot e kompanive po rriten. Biznesmenët kërkojnë ndihmë nga shteti për pagesën e faturave të energjisë elektrike. Biznesmenët presin që Qeveria të heqë dorë nga TVSH-ja në këtë kohë krize për familjet dhe bizneset për të ulur kostot.

“Besoj se Qeveria do të ketë mirëkuptim dhe duhet ta heqë TVSH-në 100%. Nuk duhet të ketë fare TVSH ose taksa duhet të jetë zero për qind. Dhe, këtë do e bënim nëse do të zbatohej edhe për kompanitë, jo vetëm për qytetarët”, tha Gjorgji Manaskov Kryetar i Odës Ekonomike të Energjetikës.

Qeveria thotë se si një nga masat për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe mbrojtjen nga rritja e lartë e çmimit të energjisë elektrike është edhe TVSH-ja e reduktuar për energjinë elektrike nga 18% në 5%. Nga korriku, norma e TVSH-së për energjinë elektrike do të jetë 10 për qind dhe Qeveria nuk do të heqë dorë nga këto para.

Advertisement

“Po punohet në mënyrë intensive për të hartuar një sërë masash për përballimin e krizës, jo vetëm në drejtim të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, por edhe në drejtim të rritjes së çmimeve të mallrave”, njoftojnë nga Qeevria.

Të hënën në bursën evropiane HUPEX në Hungari, ku shumica e kompanive tona blejnë rrymë, një megavat orë kushtoi gati 450 euro. Kjo është pothuajse tre herë më shumë se çmimet me të cilat shitej energjia elektrike dy javë më parë. Në të njëjtën kohë, për shkak të luftës në Ukrainë, gazi natyror rus për dërgesë në prill sot në bursat evropiane u shit me një çmim prej mbi 3300 dollarë për metër kub./Alsat/

Bizneset në Maqedoni kërkojnë ndihmë nga qeveria për shkak të rritjes së çmimit të energjisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy