Blinken: SHBA do të mbështesë Maqedoninë e Veriut në hapat e saj të ardhshëm për anëtarësim në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot pasdite në Shkup ka takuar sekretarin e shtetit të SHBA-së Antony Blinken.

Në takim, Kovaçevski dhe Blinken edhe një herë theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe diskutuan për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i japin Maqedonisë së Veriut në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe zbatimin e reformave të nevojshme.

Në takim, kryeministri Kovaçevski vlerësoi se të dy vendet në vazhdimësi po kultivojnë një dialog politik produktiv, i cili është thelluar dukshëm përmes partneritetit strategjik të Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.

Kovaçevski dhe Blinken shprehën kënaqësinë e ndërsjellë për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, i cili pritet të thellojë marrëdhëniet miqësore, të përmirësojë format reciproke politike, ekonomike dhe format e tjera të dialogut, lidhjet arsimore dhe kulturore të dy vendeve.

Advertisement

SHBA vlerëson lart kontributin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si aleate e NATO-s, por edhe në kontekstin rajonal si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Sekretari i Shtetit tregoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Maqedoninë e Veriut në hapat e saj të ardhshëm, të cilët duhet të sigurojnë anëtarësimin në BE dhe shprehu respekt të madh për vendimet e guximshme dhe burrështetas që Qeveria po merr për të përmbushur këtë qëllim.

Sekretari i Shtetit përshëndeti kryesimin e suksesshëm të OSBE-së nga Maqedonia e Veriut dhe qasjen e saj konstruktive në realizimin e agjendës dhe adresimin e sfidave me të cilat përballet Organizata. /Telegrafi/

Blinken: SHBA do të mbështesë Maqedoninë e Veriut në hapat e saj të ardhshëm për anëtarësim në BE shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy