BNJVL kërkon takim me Qeverinë e RMV-së për zgjidhjen e problemeve me krizën energjetike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bordi Drejtues i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), në mbledhjen e sotme të katërt njëzëri votoi përfundimin që të kërkohet takim me Qeverinë me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për problemet e shkaktuara nga kriza energjetike. Kërkojnë anëtarët e Bordit Drejtues të BNJVL të takohen me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, dhe me përfaqësues të dikastereve të cilët janë direkt të lidhur me përballjen me pasojat e krizës energjetike.

“Bëhet fjalë për një problem të madh dhe kryetarët e komunave tashmë një periudhë të gjatë alarmojnë për rritje të shumëfisht të faturave për energji elektrike, ndërsa në disa komuna edhe për më shumë deri 500 për qind sa i përket atyre para fillimit të krizës”, thonë nga BNJVL.

Theksojnë se përfaqësuesit e tyre kërkuan reagim me kohë nga Qeveria për tejkalimin e kësaj gjendje, duke potencuar se nëse kjo nuk ndodh sa më shpejtë, do të vihet në pikëpyetje funksionimi i komunave, por edhe i ndërmarrjeve publike dhe institucioneve arsimore.

Në takim është diskutuar edhe për situatën e përgjithshme financiare. BNJVL edhe një herë e konfirmoi qëndrimin se për pavarësi më të madh financiare nevojitet rritje e mjeteve nga dotacione dhe komunat të marrin përqindje më të madhe nga tatimi personal i të ardhurave, si dhe tatimi i vlerës së shtuar.

Advertisement

BNJVL kërkon takim me Qeverinë e RMV-së për zgjidhjen e problemeve me krizën energjetike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy