Boçvarski: Ofrojmë mënyrë më të shpejtë për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit për shoferët profesionistë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në periudhën e ardhshme të gjithë transportuesit që kryejnë veprimtari transporti dhe posedojnë certifikata për vozitës profesionistë do të mund të shkëmbejnë dokumentet e tyre të udhëtimit në një mënyrë më të shpejtë, tha ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski.

Për këtë masë është rënë dakord me kërkesë të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe shoqatave të transportuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Për sa i përket lejeve, licencave dhe ekstrakteve nga licencat, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve i zëvendësoi në kohë të gjitha dokumentet e nevojshme, që u nevojiten transportuesve vendas për mbarëvajtjen e transportit ndërkombëtar.

Në takimin e sotëm rajonal me transportuesit nga rajoni lindor, i cili u mbajt në Shtip, u diskutuan sfidat me të cilat ballafaqohen kompanitë transportuese në transportin e brendshëm dhe ndërkombëtar./Telegrafi/

Advertisement

Boçvarski: Ofrojmë mënyrë më të shpejtë për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit për shoferët profesionistë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy