Boçvarski: Për dy projekte do të ketë zvogëlim të fondeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Blagoj Boçvarski, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, zbuloi sot se fondet për lidhjen hekurudhore me Bullgarinë në Korridorin 8 do të zvogëlohen në kurriz të paketës së katërt të masave ekonomike për të ndihmuar kapërcimin e krizës me coronavirusin gjatë ribalancit të paralajmëruar të buxhetit. Do të zvogëlohen fondet edhe për ndërtimin e hekurudhës nga Beljakovc – Kriva Pallankë dhe nga Kriva Pallanka deri në kufirin bullgar.

“Në projektin për hekurudhën e Korridorit 8, sasia e fondeve është zvogëluar sepse në fazën e parë kompania kontraktuese u tërhoq nga seksioni, kështu që tani ne jemi duke bërë një plan se si të vazhdojmë përmes një vendimi të Qeverisë. Ne planifikojmë të hyjmë në seksionet e para dhe të dyta të degës lindore si një projekt i përbashkët dhe së shpejti të shpallim një thirrje të re për një kontraktor të ri për të vazhduar ndërtimin”, tha Boçvarski, duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Për të njëjtin qëllim, ai thotë se do të ketë më pak shkurtime në ndërtimin e tubacioneve kryesore të gazit ku ka vonesa me projektet e infrastrukturës dhe zhvendosjen e trasesë./Telegrafi/

Boçvarski: Për dy projekte do të ketë zvogëlim të fondeve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy