Nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev, po merr pjesë në Këshillin Global të këtij viti, në konferencën e Unionit Ndërkombëtar të Rinisë Socialiste dhe Socialdemokrate, i cili këtë vit mbahet në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë.

Bogoev në fjalimin e tij u shpreh se Maqedonia e Veriut ka plotësuar të gjitha kriteret për të trasuar suksesshëm rrugën e BE-së.

“I kemi plotësuar të gjitha kriteret dhe e meritojmë të jemi pjesë e BE-së. Në kuadër të agresionit ushtarak kundër Ukrainës, vlen të theksohet se integrimi sot është edhe çështje sigurie, për stabilitetin e gjithë rajonit”, tha në fjalimin e tij nënkryetari i LSDM-së Stefan Bogoev.

Në fjalën e tij, Bogoev theksoi se tani është koha për të vepruar, jo për të folur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bogoev tha se BE ka shumë arsye pse duhet të hap derën për Maqedoninë e Veriut, duke iu referuar zhvillimit të shtetit, demokracisë, rritjes ekonomike, perspektivave dhe mundësive që u jepen të rinjëve dhe fundin e ekstremizmit, si parakushte tashmë të plotësuara që do të garantonin fillimin e negociatave.

The post Bogoev: Kemi plotësuar të gjitha kriteret, BE të hap rrugë për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.