Roth: Maqedonia e Veriut ka përmbushur të gjitha kriteret për fillimin e negociatave me BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth, sot vizitoi Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe së bashku me zv. Kryeministrin Nikolla Dimitrov mbajtën konferencë për shtyp në Qeverinë e RMV-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Roth tha se Maqedonia e Veriut ka përmbushur të gjitha kriteret për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe shtoi se vendi nuk duhet të heqë dorë nga rruga e tij për në BE.

Ai gjithashtu theksoi se vendi ka mbështetjen jo vetëm të Gjermanisë, por edhe të partnerëve të tjerë të BE.

“Ne ende nuk jemi ngjitur në mal, por unë e di që së bashku dhe solidarisht mund ta bëjmë. Disa prej jush mund të pyesin se ku ka qenë Evropa muajt e fundit. Unë do të doja t’ju siguroja që ne jemi në anën tuaj. Unë po i drejtohem jo vetëm qeverisë së Maqedonisë, por edhe qytetarëve të Maqedonisë që mund të jenë të lodhur. Gjatë presidencës gjermane me Këshillin e BE-së, u përpoqëm të bëjmë përparim, sepse ju e meritonit atë.

Advertisement

Vendi juaj ka bërë përparim të madh. Ju jeni inkurajuar të zgjidhni një mosmarrëveshje të madhe një dekadësh dhe është logjike të prisni që BE të përmbushë pritjet. Ju siguroj që jo vetëm Gjermania por edhe partnerët e BE-së, si më parë, janë për një perspektivë konkrete për vendet e Ballkanit Perëndimor. Unë mbetem optimist se do të kemi sukses. Tani duhet të qëndrojmë së bashku. Gjatë pandemisë ne dërguam një sinjal se nuk po e lëmë Ballkanin Perëndimor vetëm. Unë jam mirënjohës për miqtë nga Qeveria, por edhe në Bullgari që tani kemi një shans për të arritur një zgjidhje në qershor”, tha Roth.

Roth shtoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është në interes të Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Roth: Maqedonia e Veriut ka përmbushur të gjitha kriteret për fillimin e negociatave me BE shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy