Heiko Maas: Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kushtet për të filluar negociatat me BE-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Heiko Maas në konferencën e përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka deklaruar, se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kushtet për të filluar negociatat qasëse me Bashkimin Evropian.

“Kushtet, për qasje në Bashkimin Evropian i ka përmbushur që një kohë të gjatë. Për këtë, vjeshtën e kaluar u përkushtuam shumë që të hapim konferencën e parë qasëse në kuadër të kryesimit tonë. Por, atëherë nuk arriti, dhe tani në kohën e kryesimit portugez dhe më tej punojmë në atë, sepse konsiderojmë se jo vetëm që ka kuptim, por është e patjetërsueshme”, deklaroi Mass, transmeton TV21.

Kjo sipas tij duhet të ndodh edhe për shkak të besimit të madh që e kanë qytetarët e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, dhe për shkak të interesit të BE-së për t’u zgjeruar në Ballkanin Perëndimor.

“Kam dërguar mesazh të qartë, se të gjithë bashkërisht ecim drejt qëllimit të përbashkët dhe Gjermania qëndron në anën tuaj”, përfundoi Mass.

Advertisement

Heiko Maas: Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kushtet për të filluar negociatat me BE-në shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy