Roth: BE të fillojë menjëherë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përpara takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, Ministri gjerman për Evropë Michael Roth theksoi se paqja, përparimi, stabiliteti dhe sundimi i ligjit janë jetike për të gjithë në Bashkimin Evropian.

Roth theksoi se Bashkimi Evropian duhet të përmbushë premtimet e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne duhet t’u japim jetë angazhimeve tona”, tha ai, duke vënë në dukje se si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut kishin bërë atë që ishte e nevojshme dhe se Bashkimi Evropian duhet të bëjë tani atë çka varet prej saj.

“BE duhet të fillojë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur dhe shpresoj që çështjet dypalëshe të mund të zgjidhen në nivel dypalësh, e jo në nivelin e BE-së” tha ministri gjerman.

Advertisement

“Ekziston përgjegjësi e veçantë e njëzet e shtatë evropianëve dhe BE dhe Gjermania janë të gatshme të bëjnë gjithçka që është e mundur në atë drejtim”, përfundoi Roth./Telegrafi/

Roth: BE të fillojë menjëherë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy