Bogoevski për dhunuesit e 27 prillit: Ata nuk janë mbrojtës të Kushtetutës, ata janë terroristë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-deputeti Pavle Bogoevski sot në “Facebook” shkoi se personat të cilët janë dënuar për 27 prillin nuk janë mbrojtës të Kushtetutës, ashtu siç thanë protestuesit, por terrorirstë dhe asgjë më shumë.

Bogoevski citon edhe Kodin Penal i cili rregullon kërcënimin terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë.

“Ai që me qëllim rrezikon rendin kushtetues (LEXO: bartja paqësore e pushtetit) ose sigurinë e RVM-së (LEXO: hyrjen në Kuvend) do të nxisë ose kërcënojë shpërthim (LEXO: janë gjetur mjete shpërthyese të improvizuara në RVM pas 27 prillit), zjarr, përmbytje ose ndonjë veprim dhune (LEXO: tentim për vrasje, rrahje dhe mbajtje peng të deputetëve), duke krijuar pasiguri ose frikë te qytetarët (LEXO” me qëllim ose kërcënim për luftë qytetarë), do të dënohet së paku me 10 vite burg (LEXO: më pak)”, shkroi Bogoevski.

Ndryshe, sot në Shkup u protestua për dhunuesit e 27 prillit dhe u kërkua lirimi i tij./Telegrafi/

Advertisement

Bogoevski për dhunuesit e 27 prillit: Ata nuk janë mbrojtës të Kushtetutës, ata janë terroristë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy