Bojkot paralajmërues i mësimit nga nxënësit e klasave të katërta në rrethinë të Tetovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot një pjesë e prindërve të nxënësve të klasës së katërt në rajonin e Tetovës nuk i lëshuan fëmijët në mësim dhe e mbajtën bojkotin e paralajmëruar. Këtë e bënë prindërit e nxënësve në shkollën fillore “7 Marsi” në Miletinë, Komuna e Bërvenicës.

Ata janë të revoltuar që sivjet nxënësit e klasës së katërt nuk morën tekste shkollore dhe sipas konceptit të ri duhet të mësojnë nga tekstet digjitale përmes pajisjeve elektronike.

“Askush nuk është kundër digjitalizimit, por kërkojmë kjo të jetë mjet ndihmës. Për shpjegim. Libri të jetë mjet kryesor për mësim. Libri është libër. Arsimi është falas për të gjithë, ndërsa këtu jemi të detyruar të shtypim libra. Nuk kanë të gjithë mundësi as të shtypin libra as të vlejnë tableta apo pajisje të tjera për ndjekjen e mësimit”, deklaroi Nenad Gjorgjeski, prindër dhe anëtar i këshillit shkollor në SHF “7 Marsi” në Miletinë.

Nisma qytetare “Tekste shkollore dhe mësim duhet të ketë” e paralajmëroi bojkotin paralajmërues të mësimit.

Advertisement

Bojkot paralajmërues i mësimit nga nxënësit e klasave të katërta në rrethinë të Tetovës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy