Bojmaçaliev: Për dy muaj janë fotografuar mbi 170.000 qytetarë për dokumente udhëtimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmaçaliev sot së bashku me sekretaren shtetërore, Magdalena Nestorovska, i vizitoi shërbimet administrative të MPB-së të cilat ndodhen në ndërtesën e RTVM-së, me qëllim të kontrollit të procesit të zëvendësimit të dokumenteve personale të qytetarëve.

Siç informojnë nga MPB, kryesia e Sektorit për punë qytetare në ndërtesën e RTVM-së, e informoi Bojmaçalievin për procesin e ndërrimit të dokumenteve personale të qytetarëve.

“Nëse i marrim muajt dhjetor 2023 dhe janar 2024 në raport me procesin e ndryshimit të dokumenteve të udhëtimit të qytetarëve numri i përgjithshëm është 176.159, që është katër herë më i madh krahasuar me periudhën e njëjtë prej dy muajve 2023, 2022 dhe 2021, kur ai numër brenda muajit nuk tejkalonte 24.000. Me këtë mund të konstatoj lirisht se është arritur numër rekord në këto dy muaj”, thotë Bojmaçaliev.

Me këtë rast zëvendësministri plotësues Bojmaçaliev përkujtoi rrogën e paguar shtesë për të punësuarit e përfshirë në procesin e ndryshimit të dokumenteve personale, të cilët punojmë në mënyrë të palodhshme dhe me përkushtim gjatë fundjavave dhe festave, për çka edhe një herë i falënderoi kolegët.

Advertisement

 

Bojmaçaliev: Për dy muaj janë fotografuar mbi 170.000 qytetarë për dokumente udhëtimi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy