Reshjet e borës që prej mëngjesit të sotëm ka rënë në Shkup, kanë shkaktuar probleme të mëdha në komunikacion.

Zona më kritike është zona e Autokomandës, ku siç raportohet, brenda pak minutash kanë ndodhur tre aksidente trafiku. Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet se brenda disa minutave janë përplasur disa automjete.

Për momentin nuk ka të dhëna për të lënduar apo për shkallën e dëmeve materiale.

Pritet që më vonë MPB të jep më shumë detaje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bora shkakton probleme në Shkup, tre aksidente brenda disa minutave appeared first on Telegrafi.