Disa aksidente në rrugët e Maqedonisë, bora shkakton kaos në komunikacion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Disa aksidente trafiku kanë ndodhur në rrugët e Maqedonisë, pas reshjeve që e kanë kapluar vendin.

Në rrugën Veles – Shkup, janë përplasur dy makina, ndërsa një kamion është përmbysur. Dy aksidente kanë ndodhur në rrugën Shkup – Shtip.

Dëshmitarët e këtyre aksidenteve, gjendjen e përshkruajnë si “apokaliptike”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ata thonë se korsitë janë të pa pastruara dhe rrëshqitëse, duke shtuar se kjo është arsyeja kryesore për aksidentet e ndodhura.

Nga MPB konfirmojnë se disa prej aksidenteve janë raportuar në polici.

Advertisement

Në rrugën Shkup – Veles, shoferët njoftojnë se është përmbysur një makinë, ndërsa në terren kanë dalë zyrtarët policorë.

Aksidente ka edhe në Shkup, ndërsa MPB bënë thirrje që shoferët të jenë të kujdesshëm dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës./Telegrafi/

Disa aksidente në rrugët e Maqedonisë, bora shkakton kaos në komunikacion shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy