Në rrugën Kërçovë – Ohër nga fillimi i vitit kanë ndodhur 15 aksidente

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rruga magjistrale Ohër – Kërçovë, në të cilën pesë vite me radhë bëhen punime ndërtimore, nuk është mjaftueshëm e shënuar dhe paraqet rrezik për qytetarët.

Vitin e kaluar në këtë aks rrugor kanë ndodhur 69 aksidente trafiku, me 33 rëndë të lënduar dhe dy viktima.

Ndërsa këtë vit vetëm në tre muajt e parë, kanë ndodhur 15 aksidente trafiku me dhjetë rëndë të lënduar dhe një viktimë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me qëllim që të rritet siguria në komunikacion, stacioni policor në Ohër, nga fillimi i këtij viti gjithsej ka kryer 174 kontrolle të përforcuara ndaj gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Advertisement

Nga MPB thonë se të gjithë ata që kanë shkelur rregullat janë gjobitur, ndërsa disa edhe janë përjashtuar nga komunikacioni.

SPB Ohër vazhdimisht ju bën apel pjesëmarrësve në komunikacion që të kenë kujdes gjatë drejtimit të makinave dhe të jenë të vëmendshëm në sinjalizimet horizontale dhe vertikale./Telegrafi/

Në rrugën Kërçovë – Ohër nga fillimi i vitit kanë ndodhur 15 aksidente shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy