Boris Kondarko zgjidhet kryetar i ri i KSHZ-së, Abdush Demiri nënkryetar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancën e sotme Kuvendi solli vendim për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), pas ndërrimit të qeverisë në vend.

Boris Kondarko, i cili ishte anëtar i KSHZ-së, tashmë do të jetë kryetar, ndërsa nënkryetar do të jetë Abdush Demiri i Lëvizjes Besa, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mes anëtarëve të KSHZ-së mbesin kryetari i deritanishëm Aleksandar Dashtevski (OBRM-PDUKM), Ditmire Shehu (BDI) dhe Oliver Ristevski.

Kuvendi gjithashtu solli vendim për shpalljen e konkursit për dy anëtarë të rinj të KSHZ-së.

Advertisement

Ndryshe, Kondarko ishte në krye të KSHZ-së në vitin 2011. Më 18 tetor 2013 ai dha dorëheqje për arsye personale./Telegrafi/

The post Boris Kondarko zgjidhet kryetar i ri i KSHZ-së, Abdush Demiri nënkryetar appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy