
Ish-kryeministri i Bullgarisë dhe lideri i GERB-it, Bojko Borisov, pas votimit të djeshëm të raportit për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, tha se po u shtrin dorën edhe një herë miqve të tij në Maqedoninë e Veriut.
“Le të ecim përpara së bashku, bazuar në respektimin dhe zbatimin e Marrëveshje së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë. Në emrin tim dhe në emër të Bullgarisë, ata gjithmonë do të kenë një partner të sinqertë dhe të ngushtë.
Ky është një shenjë e qartë se kur Bullgaria është e bashkuar, kur të gjithë deputetët, institucionet dhe forcat politike veprojnë së bashku, ne mund të arrijmë rezultate dhe të mbrojmë interesin kombëtar në nivelin më të lartë në Evropë. Falënderime të veçanta për Andrej Kovachev dhe familjen tonë Partinë Popullore Evropiane”, tha Borisov mbi vendimin e PE-së për të hedhur poshtë “identitetin dhe gjuhën maqedonase” nga raporti i përgatitur nga Thomas Waitz, raportoi “BGNES”.
Borisov thotë se javët e fundit ka pasur shumë bisedime me liderët evropian dhe udhëheqësit e partive në BE, ku ju ka sqaruar se dokumentet evropiane nuk duhet të përdoren për propaganda nacionaliste, por siç thotë, ato duhet të shërbejnë fqinjësi të mirë./Telegrafi/
The post Borisov: Dokumentet evropiane nuk duhet të shërbejnë për propagandë nacionaliste, RMV të respektoj marrëveshjen për fqinjësi të mirë appeared first on Telegrafi.