Organizohet konferencë në Bullgari me temë: Perspektiva evropiane për fqinjësi të mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të mërkurën në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Bullgari, presidenti bullgar, Rumen Radev do të merr pjesë në Konferencën kombëtare “Perspektiva evropiane për fqinjësi të mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

Forumi shënon edhe 119 vjetorin i vdekjes së Goce Dellçevit.3

Konferenca është në organizim të Institutit për Hulumtime Historike pranë Akademisë së Shkencave të Bullgarisë dhe Institutit Shkencor të Maqedonisë së Veriut.

Në konferencë do të marrin pjesë zëvendëskryeminsitrja Ilijana Jotova, historianë bullgarë, dipolomatë, gazetarë, përfaqësues të organizatave të bullgarëve të Maqedonisë.

Advertisement

Pasi Radev ta hap forumit, do të mbahet tribunë me temën “Goce Dellçev dhe histroia e përgjithshme e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut – mes fakteve dhe ideologjive”.

Në konferencë po ashtu do të merr pjesë edhe Angel Dimitrov, bashkëkryesues i Komisioni për histori mes dy vendeve, ndërsa në konferencë do të debatohet edhe në temën “Gjendja dhe perspektiva për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore: pjekuria evropiane e RVM-së” dhe “100 vjet lëvizje e organizuar e Bullgarëve të Maqedonisë në botë”./Telegrafi/

 

 

Advertisement

Organizohet konferencë në Bullgari me temë: Perspektiva evropiane për fqinjësi të mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy