Borissov dhe Merkel bisedojnë për pozicionet e Bullgarisë dhe Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov, pati një video takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ku u diskutua për konferencën e parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian dhe afrimin e pozicioneve me Bullgarinë.

“Kam realizuar një video konferencë me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Unë e falënderova atë për angazhimin e saj personal dhe presidencën gjermane për kërkesën e formulave për të mundësuar fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE. Besoj se me ndihmën e Gjermanisë, veçanërisht gjatë presidencës së saj me Këshillin e BE-së, do të merren vendime reale dhe korrekte”, shkruan kryeministri bullgar Byko Borissov në Facebook.

Media bullgare raportoi se biseda zgjati 40 minuta./Telegrafi/

Borissov dhe Merkel bisedojnë për pozicionet e Bullgarisë dhe Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy