Borissov: Gjithmonë jemi të gatshëm t’u ndihmojmë fqinjëve dhe miqve më të ngushtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Borissov: Gjithmonë jemi të gatshëm t’u ndihmojmë fqinjëve dhe miqve më të ngushtë

Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë fqinjët dhe miqtë tanë më të ngushtë. Këtë ia thashë kryeministrit Zoran Zaev, i cili na falënderoi për gatishmërinë për t’i ndihmuar ata, duke siguruar vaksina kundër KOVID-19, publikoi kryeministri bullgar Boyko Borissov në profilin e tij në Facebook.

“Situata është vërtet e vështirë dhe ne duhet të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi solidarë. Çdo jetë është e rëndësishme dhe ne do të bëjmë përpjekje maksimale për ta ruajtur atë”, tha Borissov.

Porosia nga Borissov pason pas falënderimit që kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev i dërgoi natën e kaluar përmes Facebook homologut të tij bullgar dhe Qeverisë në Sofje për vendimin për të dhuruar një pjesë të vaksinave të tyre kundër COVID-19 Republikës së Maqedonisë të Veriut.


Zaev: Personalisht e falënderova Borissovin për gjestin human

Advertisement

 

Borissov: Gjithmonë jemi të gatshëm t’u ndihmojmë fqinjëve dhe miqve më të ngushtë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy