Kriza ekonomike dhe rritja e çmimeve po e bëjnë dëmin e tyre.

Qytetarët e Maqedonisë e kanë më të vështirë të vendosin të shpenzojnë shuma më të mëdha parash, me përjashtim të rasteve kur bëhet fjalë për blerjen e një apartamenti apo një shtëpie.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore, kërkesa për kredi për blerje veture është ulur ndjeshëm, por për këtë arsye kredia konsumatore është në rritje.

“Minusi” i kartelave të kreditit të qytetarëve është rritur me 2.6 për qind gjatë vitit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas të dhënave të Bankës Popullore, gjatë muajit të fundit ka pasur rënie të kredive për vetura për 1.4%, ndërsa në nivel vjetor rënia është 6.4%.

Kërkesa për kredi konsumatore është rritur gjatë muajit të fundit me 0.4 për qind dhe në nivel vjetor rritja e këtyre kredive është 6.4 për qind.

Rritje ka edhe në kreditë e miratuara përmes kartave të kreditit, me 0.2 për qind gjatë muajit korrik, por ka një rënie në nivel vjetor me 1.6 për qind.

Rënie ka edhe në kreditë e miratuara për baza të tjera, e cila shkon deri në 19.1 për qind.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kreditë për shtëpi janë në rritje të vazhdueshme.

Në korrik, gjithsej kreditë e ekonomive familjare kanë rritje mujore prej 0,5 për qind, më së shumti nën ndikimin e rritjes së kreditimit në valutë, ndërsa rritje kanë shënuar edhe kreditë në denarë.

Krahasuar me bazë vjetore, kreditë për ekonomitë familjare shënuan rritje prej 7,6 për qind, e cila në kushtet e kredive më të larta në denarë dhe në valutë është më e theksuar te kreditimi në denarë.

Bie në sy se tepricat minus në kartat e kreditit janë ulur me 1.3 për qind gjatë muajit korrik, por në nivel vjetor “minus” është rritur me 2.6 për qind.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post BPM: Rritet numri i kredive bankare për blerjen e apartamenteve, poashtu rritet edhe “minusi” tek kartelat e qytetarëve appeared first on Telegrafi.