Rritet për 45 për qind numri i turistëve në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, numri i turistëve në mars 2022 ishte 39,786, nga të cilët 43.1 për qind ishin turistë vendas dhe 56.9 për qind turistë të huaj.

Numri i fjetjeve në mars 2022 është 87.074, nga të cilët 44.1 për qind janë turistë vendas dhe 55.9 për qind turistë të huaj.

Në periudhën janar – mars 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur me 45.9 për qind, si vijon: turistët vendas janë rritur me 21 për qind dhe turistët e huaj janë rritur me 79.5 për qind.

Në periudhën janar – mars 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i fjetjeve është rritur për 41.6 për qind, si vijon: turistët vendas janë rritur me 22.2 për qind dhe turistët e huaj janë rritur me 67 për qind.

Advertisement

Të dhënat e ESHS-së tregojnë se shumica e turistëve që kanë vizituar Maqedoninë në muajin mars janë nga Turqia, pasuar nga turistët nga Serbia fqinje. Ndër top pesë vendet me numrin më të madh të turistëve janë fqinjët e tjerë ose Greqia, Kosova dhe Shqipëria./Telegrafi/

Rritet për 45 për qind numri i turistëve në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy